Flash News

Ditari i Opozitës

“Xhaxhai dhe kushërira nuk u raportuan”, Paloka: Në kartelë përshkruhet çdo gjë, vetëm koronavirusi nuk përmendet

“Xhaxhai dhe kushërira nuk u raportuan”, Paloka: Në

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka foli sërish për fshehjen e viktimave, denoncim ky i bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ai tregoi për “Kjo javë” raste nga të afërmit e tij, të cilët kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe nuk janë raportuar.

Paloka tha se xhaxhai dhe kushërira e tij kishin ndërruar jetë nga Covid-19, mirëpo institucionet shtetërore nuk e kanë raportuar se shkak ishte pikërisht virusi.

“Mua më ka ndodhur fatkeqësi, pasi kam humbur person të afërt nga pandemia. Unë rastin nuk e kam përdorur politikisht. Vajza e tezës sime nuk rezulton e vdekur nga virusi. Në kartelë përshkruhet çdo gjë, vetëm koronavirusi nuk përmendet. Vajza e tezes sime, që është pedagoge Irena Bogdani, u mjekua për Covid dhe humbi jetën në Spitalin Infektiv prej Covid-19.

Kur e bëjnë këtë gjë me një personalitet, pasi ishte pedagoge, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Kam humbur edhe xhaxhanë, edhe ai pasi kaloi koronavirusin. Nuk rezulton asnjë statistikë që ka humbur jetën nga Covid-19. Nuk raportohen të gjitha rastet e vdekura nga koronavirusi, se nuk duan të përhapin panik”, tha Paloka.

Të fundit