Flash News

Ditari i Opozitës

Xhixho nxjerr zbuluar Veliajn: Astiri edhe këtë vit pa shkollë

Xhixho nxjerr zbuluar Veliajn: Astiri edhe këtë vit pa shkollë

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho përmes një denoncimi, ka treguar se si gënjen kryebashkiaku Erion Veliaj për shkollat e ndërtuara.

Nga Astiri, Xhixho u shpreh se edhe këtë vit fëmijët e kësaj zone nuk kanë një shkollë të vetën.

Xhixho shtoi se bashkia e Tiranës ka buxhetuar 17 shkolla, por ka ndërtuar vetëm 9 prej tyre. Ajo thekson se me ritmin që po ndjek është shumë vite larg përmbushjes së nevojës urgjente që ka kryeqyteti për shkolla të reja.

Denoncimi:

Këtu pas meje do të duhej të ishte sot shkolla që kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi banorëve dhe vogëlushëve të Astirit.

Siç e shihni, edhe këtë vit shkollor, mijëra vogëlushë të kësaj lagjeje do të udhëtojnë drejt qendrës, në pikun e trafikut, duke shtuar koston e transportit në xhepat e prindërve, sepse Bashkisë së Tiranës i duhen paratë për kompaninë 5D dhe inceneratorin fantazmë.

Në vend që të kenë shkollën e tyre, mbingarkojnë shkollat e tjera, duke e bërë të detyrueshëm mësimin me 2 turne, që kryebashkiaku Veliaj ka premtuar vite më parë se do t’i jepte fund.

Banorët e Astirit e kanë paguar taksën e arsimit e cila ka arkëtuar në 8 vite, 66.1 million euro! Kanë paguar por nuk kanë marrë shërbim që meritojnë!

Njësoj si fëmijët e Astirit, vuajnë edhe fëmijët e Kasharit, Liqenit e Freskut, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe abuzimit me paratë e qytetarëve të Tiranës.

Bashkia e Tiranës ka buxhetuar 17 shkolla, por ka ndërtuar vetëm 9 prej tyre.

Pra, jo vetëm që nuk ka përmbushur planet, por me ritmin që po ndjek është shumë vite larg përmbushjes së nevojës urgjente që ka kryeqyteti për shkolla të reja.

Tiranës i duhen 21 shkolla të reja, që ti jepet fund agonisë së mësimit me dy turne! Hapësira ka për kulla, por nuk ka për shkolla, kopshte dhe çerdhe.

Nga grupi i strukturuar kriminal që drejton sot Bashkinë e Tiranës, nuk mund të presim që të kenë prioritet arsimin, pasi prioritet për ta është grabitja e pronës publike për ta vënë në shërbim të klientëve të saj, ndërtimi i kullave, dhe ndërtimi i një qyteti që është i pajetueshëm, sidomos për fëmijët e Tiranës.

Të fundit