Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 2025/ Murrizi pranon sfidën: Do garoj në primare

Zgjedhjet e 2025/ Murrizi pranon sfidën: Do garoj në primare

Ish deputeti demokrat, Myslim Murrizi ka deklaruar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së se do të marrë pjesë në primaret për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2025.

Ai u shpreh për mediat se nga PD nuk është larguar asnjëherë, por pretendon se është larguar nga Lulzim Basha.


“PD u përket atyre që e kanë themeluar dhe kanë qëndruar. Unë do të vazhdoj të flas derisa të jem anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Nga PD, më kanë përjashtuar, nuk jam larguar ndonjëherë. Kam qenë i përjashtuar nga Luli. Kam gjet një artificë për të qenë kandidat në 2021. Në primare, patjetër që do garoj, kam ambicie për të qenë kandidat. Unë kërkoj lista të hapura. Në Kuvend duhet të vish nga vota e qytetarit, jo nga firma e kryetarit”.

I pyetur në lidhje me drejtusit e qarqeve për fushatën elektorale 2025, Murrizi tha se është kundër sepse sipas tij duhet të ishin zgjedhur me votë.

“Ka deputetë dhe ish-deputet që shohin në filxhan. Unë dua të respektohet statuti. Nuk e gëzojnë respektin, duam të njohim si drejtues ata që vihen dhe votohen nga vota jonë”, tha Murrizi.

Të fundit