Flash News
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Të shtëna me armë pranë klubit të golfit të Trump, ndalohet një person i dyshuar
Zgjedhjet në Himarë, Baçi: Janë regjistruar banorë për të shtuar votat e PS-së
Deputeti i PD-së Luan Baçi, me anë të një deklarate për mediat tha se janë shtuar banorë gjatë kësaj kohe në Himarë, për të rritur numrin e votave për PS-në.
Baçi tha se gjithashtu është vënë re se është mohuar vota e personave me kartë identiteti të skaduar dhe se kjo është një praktikë antidemokratike.
"Është një proces zgjedhor i kontestuar që në fillim. Kemi banorë të regjistruar për t’i shtuar votën PS-së. Janë shumë qytetarë që kanë karta identiteti që janë skaduar. Janë shumë qytetarë që kthehen nga votimi.
Kur ka pasur raste të tilla, iu jepet e drejta qytetarëve për të hedhur votën, edhe kur karta ka skaduar. Kur panë se ata me karta identiteti të skaduara janë votues të Petro Gjikurisë, nuk i kanë lejuar të votojnë. Kur bëhet rrugë vjedhja e zgjedhjeve, ne do të denoncojmë shkeljet", deklaroi Baçi.