Flash News

Ditari i Opozitës

Zhulali kërkesë Veliajt: Jep llogari për gjendjen alarmante me plehrat në Tiranë

Zhulali kërkesë Veliajt: Jep llogari për gjendjen alarmante me

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka depozituar një kërkesë në bashki për përfshirjen në diskutim urgjent të situatës emergjente të situatës me plehrat në Tiranë dhe dy kompanitë që kryejnë kontrollin financiar.

Zhulali shkruan se sa i përket gjendjes me plehrat, ka kërkuar nga Erion Veliaj informacion mbi situatën.

Po ashtu, ka kërkuar llogari se si shpenzohen fondet që bashkia alokon për pastrimin.

"I kërkova sot Kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës përfshirjen e dy çështjeve urgjente për diskutim në mbledhjen e Këshillit që do të zhvillohen të hënën.

Së pari, duke patur parasysh situatën emergjente të plehrave në Tiranë, të përfshihet në rendin e ditës llogaridhënia e Kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësuesit/përfaqësuesve të kompanisë Eco Tirana për dështimin e pastrimit të qytetit dhe rrezikimit të shëndetit të qytetarëve nga ndotja.

Së dyti, llogaridhënie e Kryetarit të Bashkisë për pajtimin e dy kompanive të huaja për kryerjen e kontrollit financiar në Bashkinë Tiranë, pa dijeninë dhe pa miratimin e Këshillit Bashkiak.

Në lidhje me gjendjen alarmante të krijuar në qytet, kam kërkuar që Kryetari i Bashkisë dhe përfaqësuesi i Eco Tirana t’u përgjigjen pyetjeve si më poshtë:

Pyetje për Kryetarin e Bashkisë Tiranë

Përgjegjësia për Shërbimin e Pastrimit:

A e ka konstatuar Kryetari i Bashkisë gjendjen alarmante të plehrave në Tiranë?

Nëse po, gjatë cilës periudhë?

A ka marrë masa për ndryshimin e situatës? Nëse po, cfarë masash ka marrë?

A e ka paraqitur Eco Tirana raportin e ecurisë së zbatimit të kontratës pranë Bashkisë Tiranë më 1 shtator, sikurse parashikohet në detyrimin kontraktor?

Nëse po, a ka vënë në dukje ndonjë element shqetësues për të cilin ka kërkuar ndërhyrjen e Bashkisë?

Nëse jo, përse nuk e ka paraqitur raportin?", shkruan Zhulali.

Të fundit