Flash News
Shqipëria hap sot grupkapitullin e parë të bisedimeve me BE-në, çfarë do të diskutohet
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Zhupa dënon sjelljen e Majkos ndaj Eksiola Shehut: Të rikthehet rezoluta për mbrojtjen e grave gazetare
Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka ngritur zërin në Kuvend lidhur me një incident të rëndë që përfshiu gazetaren Eksiola Shehu, e cila është shtatzënë.
Zhupa tha se akti i deputeti të PS, Pandeli Majko i cili shtyu e gazetaren, është një shembull të qartë të dhunës ndaj grave që mbështetet nga qeveria aktuale.
Ajo kërkoi rikthimin e rezolutës për mbrojtjen e grave gazetare, duke nënvizuar se dhuna ndaj grave, sidomos ndaj atyre më të brishta, po rritet dhe mazhoranca po e injoron këtë realitet shqetësues.
Zhupa: Meqënëse nuk jeni në dijeni, po ju them që gazetarja Eksiola Shehu e cila është edhe shtatzënë është shtyrë nga deputeti i PS Pandeli Majko dhe kjo është një sjellje e papranueshme për të cilën ky Kuvend ka refuzuar kur drejtohej nga Lindita Nikolla që të pranonte të bënte një rezolutë për gratë gazetare duke u shtuar rastet me të cilët dhunohen pikërisht gazetaret femra sepse pikërisht ato janë më të brishta dhe në sytë e një mazhorance maskiliste që është indoktrinuar nga simboli i dhunës që është Edi Rama mund të bëjnë çdo gjë me gratë. Kërkoj të sillet në vëmendje rezoluta për të mbrojtur gratë gazetare.