Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Manastirliu po i vë “kazmën” dhe arsimit

Zhupa: Manastirliu po i vë “kazmën” dhe arsimit

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka akuzuar Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu duke e cilësuar atë si shkaktare e rrënimit të arsimit në vend.

Ina Zhupa deklaroi se reforma e Manastirliut ka si qëllim të shtoi sa më shumë patronazhistë dhe jo të rriten kapacitete mësimdhënëse.

Duke folur në në protestën kundër arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, Zhupa tha se arsimi mbetet një nga dramat e Shqipërisë, ndërsa mësuesit janë të lënë pas dore nga ky sistem.

“Dua të ndaj urimin për nxënësit dhe mësuesit që kanë filluar sot vitin e ri shkollor. Sot ata zhvillojnë mësim si në vitin e largët 1991 duke mos pasur kushte bashkëkohore. Shqipëria duke e krahasuar me testin e Pisas është më poshtë se Palestina që është në luftë.

Reforma që po bën Manastirliu ka si qëllim të shtoi sa më shumë patronazhistë dhe jo të rriten kapacitete mësimdhënëse. Mësuesit sot blejnë më pak nga shporta ushqimore pasi inflacioni e ka shkatërruar dhe atë rritje të pagës që marrin sot.

Ky është një sistem që po rrënon arsimin, po rrënon mësuesin dhe sot 125 mijë fëmijë mungojnë në bankat e shkollës 295 shkolla 9 vjeçare janë mbyllur dhe kjo është drama e Shqipërisë.

Ne do të duhet që alternativën tonë për vitin 2025 ta dijë çdo mësues, çdo shqiptar dhe çdo familjar sepse PD do të qëndrojë për arsimin, për nxënësin për mësuesin dhe do ti kthejmë dinjitetin arsimin në Shqipëri.”

Të fundit