Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa: Rama ndërtoi një sistem që nuk i shërben qytetarit

Zhupa: Rama ndërtoi një sistem që nuk i shërben qytetarit

Deputetja e PD-së, njëkoherësht kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa komentoi jo vetëm mosbindjen civile të ditës së sotme, por dhe protestën e deputetëve të opozitës para selisë së Parlamentit Evropian në Strasburg.

"Ne patëm dy lloj takimesh këto ditë, sepse është aksioni opozitar dhe ne kemi vendosur që ta kemi në shumë dimensione, në shumë forma dhe faktorin ndërkombëtar e kemi përfshirë në forcën e vet më të madhe.

Në Strasburg ishte hera e parë që deputetët nuk shkonin thjeshtë për takime, por shkonin dhe për një manifestim, për të ngritur shqetësimin edhe në imazh për atë që po ndodh në Shqipëri. 

Është një mision i opozitës të sensibilizoj dhe për ngjarje konkrete dhe me fakte", tha Zhupa në Syri tv. 
Përsa i përket, ngjarjes së sotme, vizitës së eurodeputetëve, ku kryeministri Edi Rama ka refuzuar ti presë në takim në zyrën e tij, Zhupa u shpreh: 

"Kryeministri nuk i takoi eurodeputetëve, dhe mesa na thanë, kishte qenë në mëngjes tek hoteli dhe kishte takuar një pjesë të tyre. Zoti Beleri mbajti dhe një fjalë, tha problematikat Shqipërisë, u ndal te reforma në drejtësi, pasi e ka provuar vetë, një sistem që nuk pranonte prova, manipulonte dëshmitarët. 

Një nga armët më të forta që kanë regjimet është propaganda, dhe është ajo që e mban një regjim të paprekur. 

Ndryshe, urrejtja popullore kanalizohet në revolta dhe protesta pasi e kupton që dhe i ngjashmi jot ndjen të njëjtën gjë si ti. 

Kemi organizatat e majta dhe organizatat e shoqërisë civile që i mbajnë më fonde. Tashmë, ndërkombëtarët marrin për ekspertizë zonjën Linda Rama, aty kontaminohen dhe raportet ndërkombëtare, që duhet të ishin të paanshme politikisht. Duke krijuar këtë pazëll, ti e ke të vështirë të thuash mesazhin  tënd, të flasësh me qytetarin për një sistem që nuk i shërben qytetarit, siç është sistemi që ka ndërtuar Edi Rama". 

 

Të fundit