Flash News

Ditari i Opozitës

Zhupa zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit: 1 përfaqësues shteti, 4 nga privati

Zhupa zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit: 1

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka folur për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria, çështje e cila po ndiqet edhe në Gjykatën Kushtetuese nga Zhupa.

Në një deklaratë nga selia blu, Zhupa publikoi fakte të reja sa i përket shkeljeve kushtetuese të qeverisë. Së pari, Zhupa tha se shkelja fillon nga fakti se shteti shqiptar nuk del më garant për identitetin dhe historinë e trashëgimisë kulturore.

Pra, Zhupa theksoi se kemi të bëjmë me nënpërfaqësim të shtetit shqiptar.

Ndër të tjera, demokratja shtoi se ka qenë ish-ministrja Elva Margariti e cila ka lënë të papërfaqësuar shtetin shqiptar në nivel funksionesh, pasi sipas Kushtetutës, ministrat nuk mund të kryejnë aktivitete në koncesione.

"Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.

Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra,ish- ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.

Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.

Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.

Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallë të Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë , është se ...”ndryshime të mëtejshme nuk ka”.

Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrinit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.

Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuar dy lloj shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.

Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para", deklaroi Zhupa.

Zhupa zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit: 1 Zhupa zbulon favoret e Ramës ndaj koncensionarit të Butrintit: 1

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit