Flash News

DITARI POLITIK

Akuzat e Metës ndaj SPAK, BE: Mbështesim profesionistët e angazhuar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit

Akuzat e Metës ndaj SPAK, BE: Mbështesim profesionistët e

Delegacioni i BE-së,  ka reaguar lidhur me sulmet dhe akuzat ndaj SPAK, që gjatë dy ditëve të fundit janë artikuluar nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE thekson se mbështet profesionistët shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 “Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si  papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

 

Të fundit