Flash News

DITARI POLITIK

Bajram Begaj të hënën në Kosovë, vizita e parë zyrtare si President

Bajram Begaj të hënën në Kosovë, vizita e parë

Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare si kreu i ri i shtetit. Begaj e nis detyrën e re të Presidentit duke vizituar Kosovën.

Vizita vjen pas ftesës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani. Begaj do të pritet nga Osmani me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rrugova”, ndërsa do të ketë më pas një deklaratë të përbashkët të dy homologëve nga Presidenca e Kosovës.

“Me ftesë të Presidentes Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, me rastin e fillimit të mandatit të tij

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, të hënën (15 gusht 2022), pret për vizitë zyrtare, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në orën 10:00, Presidentja Osmani do ta presë presidentin Begaj me ceremonitë më të larta shtetërore.

Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë;

Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në orën 09:15.

Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

(Mediat fillimisht marrin pamje nga takimi, dhe më pas përcjellin deklarimet)

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Mirëpresim ekipet tuaja!”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

 

Të fundit