Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
“Cënon lirinë akademike”: Rektorët kundërshtojnë projektligjin për Shkencën
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Bardhi interpelancë me Ramën për mbetjet toksike, PD kërkon llogari edhe për aksin Thumanë-Kashari
Kryeministri Edi Rama do të përballet sot me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një interpelancë për skandalin e 800 kontejnerëve me mbetje toksike që u nisën drejt Tajlandës.
Skandali i mbetjeve nuk ka marrë ende një përgjigje nga qeveria dhe reagimet kanë qenë një ‘ping pong’ mes Ministrisë së Turizmit, kompanisë “Kurum” dhe Doganës së Shqipërisë.
Rama pritet të jetë i pranishëm në seancë për t’iu përgjigjur interpelancës së Bardhit.
Në rendin e ditës parashikohet edhe një interpelancë me zv. kryeministren Belinda Balluku, e kërkuar nga një grup deputetësh të PD, për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar dhe aksin “Rruga e Kombit”, në lidhje me bllokimin e aksesit të qytetarëve që banojnë në zonat pranë.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe shqyrtimi i mandatit të Olta Xhaçkës, për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit.