Flash News

DITARI POLITIK

Dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska, Zhupa: Secili nga ne i rrezikuar kur cënohet integriteti i Gjykatës Kushtetues

Dorëheqja e gjyqtares Elsa Toska, Zhupa: Secili nga ne i rrezikuar kur

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. 

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se gjykata Kushtetuese sot është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar. Ajo shton se në kushte të tilla secili nga ne është i rrezikuar kur cënohet integriteti i vendimarrjeve të Gjykatës Kushtetuese. 

"Gjykata Kushtetuese sot është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar.
Gjykata ka vetëm dy rrugë: ose të marr vendime pro mazhorancës dhe ti njihen ose vendimet e marra jashtë vullnetit mazhorancës nuk do zbatohen dhe nuk do njihen nga parlamenti.
Në këtë minim të drejtësisë vjen edhe lajmi i dorëheqjes së një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, që në çdo vend tjetër do ishte temë themelore e diskutimit mbi arsyet dhe motivet.
Elsa Toskën se kam njohur dhe se kam takuar kurrë në jetë. Por kam qënë në sallën e Gjykatës Kushtetuese për të parë integritetin e saj në qëndrime dhe profesionalizmin e saj në vendimarrje.
Ndoshta këto kanë qënë arsyet që e kanë detyruar të jap dorëheqjen… ndoshta më shumë gjyqtarë vegla duhen sesa balanca e brishtë 5-4 e shumë vendimarrjeve të fundit. Kjo mund të jetë nevoja e re e pushtetit.
Secili nga ne është i rrezikuar kur cënohet integriteti i vendimarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, që në thelb garanton mos cënueshmërinë e të drejtave tona themelore kushtetuese, ndarjen dhe balancën e pushteteve dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit", shkruan Zhupa. 

Të fundit