Flash News

DITARI POLITIK

Droga në Fier/ “Vazhdo bjerini fyellit”, Balliu debat me ish-deputetin socialist: Rama bashkoi politikën me kokainën

Droga në Fier/ “Vazhdo bjerini fyellit”, Balliu debat me

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu është përfshirë në një debat me ish-deputetin socialist Arben Çuko për laboratorin e drogës së zbuluar së fundmi në Fier. Çuko e ka konsideruar arritje që agjensitë e huaja morën pjesë në një operacion anti-drogë në Shqipëri, ndërsa Balliu ka ironizuar duke thënë se të vetmit investitor që solli PS janë Interpoli dhe DEA.

Balliu tha për “Open” se rat ii Fierit ishte një përsëritje e Xibrakës. Ai i ka mëshuar faktit se ka pasur edhe zyrtarë të përffshirë, ndërsa shtoi se pronlemi qëndron te sistemi që ka ndërtuar qeveria.

Pjesë nga diskutimi:

Arben Çuko: Operacioni i policisë ka moment për t’u përgëzuar. Këtu del edhe besimi i plotë që kanë agjencitë e huaja. Të bësh një operacion që zgjat dy muaj dhe marrin pjesë mbi 80 efektivë pa asnjë rrjedhje, pra kemi rezultat. Është një sukses.

Balliu: Sukses i DEA-s po, sepse i kanë vendosur ato efektivët e policisë atje. Kjo është një përsëritje e Xibrakës, e disa rasteve në Fushë-Krujë. Plani ishte laborator dhe ripërsëritet se janë zyrtarë të shtetit në përfshirje. Kemi Agim Kajmakun të Vorës. Kemi një seri zyrtarësh të shtetit që janë kapur në këtë marrëdhënie në trafik. Çështja është tek qeveria dhe sistemi i ngritur për kokainën. Këtu politika është bërë kronikë e zezë, Edi Rama i ka bashkuar edhe drogën edhe politikën.

Arben Çuko: Nuk është problemi i kryeministrit, apo ministrit sepse pushteti ka 100 mijë punonjës dhe nuk është problemi as i PS, as i Edi Ramës, problemi i Çermanakut është tij. Kur doli ai i juaji atje që shkrepi armën nuk u shpreha. Nuk thashë është faji i Salit.

Balliu: Ministri në burg, deputeti në burg, tani u qëllon njerëzve që i emëron Rama. Falënderoj DEA-n amerikane sepse Policinë e Shtetit e kemi parë ne. Po nuk iku dy metroshi do të kemi laboratorë. Të vetmet ivestitorë të huaj që keni sjellë është Interpoli dhe DEA

Arben Çuko: Vijoni dhe bjerini fyellit ju

Të fundit