Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë plenare për projektrezolutën e Ramës, opozita bojkoton: Shkelje proceduriale

Kuvendi në seancë plenare për projektrezolutën e Ramës,

Kuvendi do të mblihet sot në një seancë plenare për të miratuar projektrezolutën për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”, e propozuar nga kryeministri Rama.

Sipas kësaj projektrezolutë, shteti shqiptar shpall organizata terroriste Hezbollahun dhe Pasdaranët.

Opozita njoftoi një ditë më parë se do të bojkotojë seancën e sotme, duke e cilësuar “agjendë personale e Ramës”.

“Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Të fundit