Flash News

DITARI POLITIK

Mazhoranca nuk e pranon kërkesën e opozitës për të diskutuar raportin e PE

Mazhoranca nuk e pranon kërkesën e opozitës për të

PS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike  për të diskutuar rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Me 72 vota rilindja i tha jo një diskutimi për gjetjet e raportit për vendin tonë.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi që kërkoi nga Kuvendi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët i kujtoi maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se PE i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të çështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

Të fundit