Flash News

DITARI POLITIK

Më i ndjekuri në Facebook, Berisha fiton duelin me Ramën, kryeson me 57.88%

Më i ndjekuri në Facebook, Berisha fiton duelin me Ramën, kryeson

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha rezulton të jetë më i ndjekur se kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.

Matjet e bëra nga kompania kosovaro-izraelite ‘Terra World’ mbi ndjekshmërinë, reagimet dhe aktivitetit në Facebook, kanë arritur në konkluzionin se mes Ramës dhe Berishës, kryedemokrati kryeson me më shumë popullaritet.

Berisha zotëron 57.88% të ndjekshmërisë dhe reagimeve, ndërsa Rama 42.12% të tyre.

Matja e bërë për dy javëshin e fundit të muajit shtator, është bazuar në reagimet e profileve të vërteta dhe jo false ose ‘fake’.

Sipas metodologjisë të përdorur nga kompania ‘Terra World’ nga matja përjashtohen ato profile në Facebook të cilat: nuk kanë foto ose postin në muajt e fundit, profile që kanë vetëm emër si edhe  profile që kanë bërë ‘share’ postimeve të kandidatëve respektivë. Që do të thotë nëse një profil ka shpërndarë postimin e njërit nga kandidatëve, përjashtohet nga matja.

Më i ndjekuri në Facebook, Berisha fiton duelin me Ramën, kryeson

Të fundit