Flash News

DITARI POLITIK

Media amerikane: Pse shoku miliarder i Tim Walz, Alex Soros e do narkoshtetin e Shqipërisë?

Media amerikane: Pse shoku miliarder i Tim Walz, Alex Soros e do narkoshtetin e

John R. Schindler në një shkrim për Washington Examiner ka shkruar për lidhjet e filantropit Alex Soros me Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, Edi Rama.

Schindler  shkruan se George Soros, duket se ka zhvilluar një interes të veçantë për Shqipërinë, vend ky që sipas raportit, është transformuar në një "narko-shtet" nën qeverisjen e Ramës.

Raporti thekson se Soros ka kaluar shumë kohë në Shqipëri, ku shfaqet shpesh në shoqërinë e Ramës, duke i bërë thirrje publikut me postime të ndryshme në rrjete sociale, ku e quan Ramën "vëllai im në Tiranë". Në kontekstin e këtij raporti, pyetja që ngrihet është se çfarë e lidh Sorosin me një vend të vogël ballkanik që është akuzuar për përhapje të madhe të korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Nën drejtimin e Ramës që nga viti 2012, Shqipëria, sipas kritikëve ndërkombëtarë, është kthyer në një qendër të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës në Evropë. Washington Examiner bën thirrje për vëmendje të madhe ndaj lidhjeve të Alex Soros me Ramën, duke spekuluar se këto lidhje mund të ndikojnë në politikën amerikane, veçanërisht nëse Kamala Harris dhe Tim Walz marrin detyrën në administratën e ardhshme.

Administrata Biden ka qenë e butë ndaj Shqipërisë, megjithë akuzat për korrupsion dhe përfshirjen e Ramës në skandale të ndryshme, përfshirë edhe skandalin me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ky raport sugjeron se lidhjet e Alex Soros me Ramën mund të jenë një arsye për këtë qëndrim të butë të Uashingtonit ndaj Shqipërisë.

Ky shqetësim ngre pyetje të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, dhe për rolin që mund të luajë Alex Soros në formësimin e politikës së jashtme amerikane në këtë rajon.

Të fundit