Flash News

DITARI POLITIK

Mes debatesh, Komisioni i Ekonomisë voton rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat

Mes debatesh, Komisioni i Ekonomisë voton rritjen e pagave për

Komisioni i Ekonomisë votoi sot unanimisht rritjen e rrogave për deputetët dhe ministrat. Vendimi u miratua teksa po diksutohej lidhur me projektligjin për rritjen e pagane në administratë, ku nuk ishet përfshirë ndryshimi dhe rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat.

Deputetët e pranishëm në mbledhjen e komisionit kërkuan që të përfshiheshin në skemën e rritjes së rrogës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se rritja do të bëhet në një moment të dytë.

Ishte deputeti demokrat Agron Shehaj i cili e shtroi si problematikë pabarazinë nëpërcaktimin e pagave për administratën, ku sipas tij nuk ishte normale që një drejtor të kishte rrogë më të lartë se një ministër.

Në mbështetje të tij, reagoi edhe deputeti Edmond Spaho i cili tha se pagat për deputetët nuk janë indeksuar që nga viti 2005. Po ashtu, iu bashkua edhe socialisti Erion Braçe i cili tha se deputeti i shërben demokracisë dhe të jesh deputet nuk është një qokë për partinë.

Me vendimin e miratuar sot, paga e një ministri do të jetë rreth 345 mijë lekë bruto, ndërsa e një deputeti 330 mijë lekë bruto.

Debati:

Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.

Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?

Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë. Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Ju vetë keni nevojë për rritje rroge, apo do ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

Spaho: Paga e deputetit nuk është indeksuar prej vitesh. Unë mban mend që me këtë pagë e kam filluar që në vitin 2005. Madje deputetit i thuhet edhe që të blejë makinën me lekët e tij dhe të bëjë punën e qeverisë.

Ibrahimaj: Unë nuk kam thënë që nuk e vlerësojmë punën e deputetit apo ministrave. Thashë që pasi të zbatohet rritja për administratën, do të sjellim një propozim për rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Braçe: Në Kuvend ka deputetë që kanë interesa biznesi, sikundër në kuvend ka deputetë që i bëjnë nder kuvendit, i bëjnë nder institucioneve, i bëjnë nder demokracisë. Të jesh deputet nuk është qokë që e bën filan parti për filanin, thjesht dhe vetëm në kuptimin për shërbimin që bën kundrejt partisë. Të jesh deputet është nderi i jetës sa kohë materializon atë që është qëllim themelor: ti shërbesh interesit publik. Në rast se duhet të kthehemi te një administratë ku duhet të sundojë merita dhe të kuptojnë që vendi i punës nuk është qokë, duhet të ketë një ridimensionim të administratës.

Të fundit