Flash News

DITARI POLITIK

Meta zbardh takimin me Nokën: Diskutuam për aksionin opozitar

Meta zbardh takimin me Nokën: Diskutuam për aksionin opozitar

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka konfirmuar takimin me Flamur Nokën, teksa thotë se ky takim ka qenë tepër miqësor.

Meta tha gjatë një konferencë shtypi, se kanë diskutuar për aksionin opozitar, por edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ilir Meta: Jam takuar dje me Nokën. Ka qenë një takim miqësor, është diskutuar për tema të ndryshme të bashkëpunimit, që nga përshkallëzimi i protestave dhe koordinimi më i mirë i veprimit opozitar, për të forcuar bashkëpunimit në drejtim të zgjedhjeve 2025.

Zgjedhjet e 2025 janë të rrezikuara, apelojmë për rritjen e mobilizimit opozitar për të mbrojtur votën nga ky regjim. Partia e Lirisë ka nisur mobilizimin e saj në Tiranë dhe në rrethe, në mënyrë që të arrijmë një rezultat spektakolar në zgjedhje. E rëndësishme është fryma e aksionit opozitar ndaj narko-shtetit.

Të fundit