Flash News

DITARI POLITIK

Misioni i OSBE/ODIHR shkon në KQZ: Diskutuam për sigurinë dhe transparencën e zgjedhjeve 2025

Misioni i OSBE/ODIHR shkon në KQZ: Diskutuam  për sigurinë dhe

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, i kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier, zhvilloi një takim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri. Gjatë këtij takimi, u prezantua një pasqyrë e plotë e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, përfshirë procesin e regjistrimit dhe ecurinë e votimit nga jashtë.

POSTIMI I KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE:

Takimi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR me KQZ

Sot, në KQZ Shqiperi, mikpritëm në takim delegacionin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga Ambasadori Lamberto Zanier.

Gjatë takimit, prezantuam një tablo të plotë të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit 2025, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë dhe adresuam të gjitha çështjet me interes për ekipin e z. Zanier.

Diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.

Informuam me hollësi mbi përpjekjet institucionale bashkë me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të luftuar krimet zgjedhore dhe shmangien e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë.

Në vijim, Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

KQZ mbetet e angazhuar për një proces zgjedhor transparent dhe të besueshëm!

Të fundit