Flash News

DITARI POLITIK

Nesër homazhet për Gerti Bogdanin, flamuri blu në gjysmë shtizë

Nesër homazhet për Gerti Bogdanin, flamuri blu në gjysmë

Ish-deputeti i PD-së, Gerti Bogdani u nda nga jeta mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak.

Mësohet se ceremonia e homazheve do të mbahet nesër, më 18 shtator, në Parlamentin e Shqipërisë, nga ora 09:00 deri në 12:00. Pas homazheve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 12:00.

Në shenjë zie, flamujt e Partisë Demokratike në selinë qendrore dhe në të gjitha degët e rretheve do të ulen në gjysmë shtize nesër, si një gjest nderimi për kontributin e tij në forcimin e vlerave demokratike në vend.

Familjarët, kolegët dhe qytetarët e shumtë do të kenë mundësinë të japin lamtumirën e fundit një figure të spikatur të politikës shqiptare.

Të fundit