Flash News
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
"Opozia është e bashkuar", Spaho: Populli tregoi se Berisha frymëzon
Deputeti i PD, Edmond Spaho në fjalën e ij protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të kreut të opozitës, Sali Berisha është shprehur se tubimi i 20 shkurtit provoi se opozita është më e fortë se kurrë.
Spaho: Zbrazja masive e vendit është një politikë kriminale që po e lë vendin pa shqiptarë, sot jemi gati 1.5 milionë banorë. Analistët e banaqeve televizive të Tiranë së nuk ka opozitë dua ti them se ka opozita dhe atë e ka treguar sheshi kur në vend kanë mbetur aq pak shqiptar.
Ka një PD e bashkuar e unifikuar dhe ka një kryetar të PD që është Sali Berisha. Protesta ka treguar që opozita frymëzon dhe Berisha i nxorri në rrugë, mazhoranca dhe Rama e di se Berisha frymëzon dhe ja kanë frikën pasi nxjerr njerëzit në rrugë të luftojnë për një jetë më të mirë për to.
Sot drejtësia e reformuare bukura e dheut u mblodhën bashkë SPAK dhe Gjykata Kundër korrupsionit dhe nxorrën Dakon nga burgu që ti gëzojë të gjitha ato që ka vjedhur nga fondet. GJKKO duke qenë se dëshiron të zvarrisë procesin e Berishës pasi duan ta mbajnë të izoluar që ai të mos shkoi në kuvend dhe ta ndalojnë të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme pasi e kanë frikë të përballen me të.