Flash News

DITARI POLITIK

PD kërkon t'i hiqet mandati, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për Vullnet Sinajn

PD këtkon

PD kërkon t'i hiqet mandati, Këshilli i Mandateve mblidhet sot

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do të mblidhet sot në orën 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të PD, për heqjen e mandatit të deputetit për Vullnet Sinajn.

Sipas PD, Sinaj ka përfituar tendera publikë për kompanitë e tij në periudhën që ka qenë deputet, edhe pse Kushtetuta e ndalon.

Opozita kërkon që Parlamenti të votojë pro dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të deputetit dhe gjykata të vendosë nëse ai e ka shkelur apo jo Kushtetutën.

Kërkesa e PD për mandatin e deputetit Sinaj u dorëzua në Kuvend në fillim të muajit gusht.

Sinaj sqaroi se ai ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i bizneseve që ka pasur që në vitin 2017 dhe nuk ka marrë asnjëherë fonde nga buxheti i shtetit.

Të fundit