Flash News

DITARI POLITIK

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, nis aksionin pas dënimit politik të Salianjit

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, nis aksionin pas dënimit

Partia Demokratike do të mbajë ditën e sotme, në orën 18:00, një mbledhje të Këshillit Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit, pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.

Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për sulm të hapur ndaj opozitës.

Për këtë, mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Nga kjo mbledhje u shpall data 6 Tetor si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.

Të fundit