Flash News

DITARI POLITIK

“Pret me gojën hapur”, Rama nuk përmban fjalorin në Kuvend, Vokshi kërkon përjashtim

“Pret me gojën hapur”, Rama nuk përmban fjalorin në

Ballafaqimi me faktet që Gazment Bardhi i solli në Kuvend lidhur me skandalin e mbetjeve toksike, nervozoi dhe nxori nga vetja kryeministrin Rama, i cili nuk përmbajti dot fjalorin nga Kuvendi.

Teksa fliste duke sulmuar opozitën, Rama përdori një fjalor jo të përshtatshëm.

"Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën, e panë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e konfuzuar në ekspertizën e tij.

Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në për gojë dhe vjen e pështyn këtu, sepse flet zotëria për kush jam unë e kush është zotëri, për fjalë që kemi thënë. Por është zotëria që tha po erdhi Berisha me flamur në godinë, do iki nga politika, iku nga godina për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Problem më të madhe e ka ai që është në kat të 8, që nuk ngeli balerinë pa i shkuar te parvazi e pa i thënë më lër ta dredh belin për ty," tha Rama.

Depuetja demokrate Albana Vokshi tha se në vend që mazhoranca ta duartrokiste fjalorin e Ramën, duhej të ishte përjashtuar nga seanca.

“I duartrokisni me atë fjalor skandaloz? Kërkoj ta përjashtoni e të merrni masa për kryeministrin”, tha Vokshi.

Të fundit