Flash News

DITARI POLITIK

Salianji debat me Gogun, deputetët socialistë çohen në këmbë për t’u larguar

Salianji debat me Gogun, deputetët socialistë çohen në

Debati te Komisoni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS:

Gogu: Të nderuar zoti Myftari dhe Bici kam katër pyetje për ju, jua bëj juve sepse kryetari lexoi në mënyrë mekanike. Si e keni siguruar informacionin paraprak…

Salianji: Një sekond se nuk e drejtoni ju komisionin. Doni ta prishini mbledhjen. Mu drejtoi mua, pastaj u drejtohem unë. Shtruar, avash avash. Prit një seond mo burrë. Zoti nënkruetar që bën zhurmuesin, cilit nen po i referoheni? Sapo morët vesh cilat janë kërkesat për informacion, po kërcen nga belaja. Të nderuar  kolegë e kuptoj shqetësimin dhe djegien e mizës nën kësulë për pyetjet ndaj institucionet. Nuk mund të intimidosh ekspertët

Gogu: Kuptimi i kryetarit për detyrat e komisionit dhe deturat e antërëve rezulton i cekët, sepse ne këtë marrëdhënie kemi me eksperëtt

Salianji: Fol fol se shfryhesh. Citoni ligjin ose rregulloren kur merrni fjalën

Gogu: Pyetja ime tjetër është kjo

Salianji: Po për kë e ke pyetjen

Gogu: Për ekspertët. Ma ngarkon ligji

Salianji: Mbi bazën e cilit nen dhe ligj kërkoni t’u drejtoni pyetje ekspertëve. A u çuat. Sikur i hodhët bombat. Kërkesa për informacion kanë sjellë. Nëse e mbyllni mbani përgjegjësi penale. Nëse e trajtoni këtë sallë si të ishte pronë e juaja, do të bëj kallëzim

Të fundit