Flash News

KRYESORE

“Djali i deputetit socialist ka qenë me precedent penal por hynte e dilte nga komisariati”, Kikia publikon dokumentin

“Djali i deputetit socialist ka qenë me precedent penal por hynte e

Gazetari Mentor Kika, i ftuar në “Opinion” ka folur për rastin e vajzës Xhisiela Malok, e cila sipas dëshmisë së ish-efektivit i policisë Emiljano Nuhu është  përdhunuar nga djali i deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Kikia ka publikuar dokumentin ku tregon njoftimin e policisë të vitit 2017,që dëshmon se Rexhep Rrahja,  akuzuar për përdhunim të ish-të dashurës së tij në korrik të këtij viti, ka qenë me precedent penal edhe më parë.

“Djali i deputetit, është një person me precedent penal, i kërkuar për vepra të tjera penale, është njoftimi i policisë ky që është në kërkim, që nga data 24/06/2017, ndërkohë që ky hynte dhe dilte nga komisariati dhe merrte vajzën”, është shprehur Kikia.

Të fundit