Flash News

KRYESORE

“Do bëhemi si Thumana”, pallati 5-katësh në Kavajë i pabanueshëm që nga tërmeti i shtatorit

“Do bëhemi si Thumana”, pallati 5-katësh në

Një ndër qytetet ku tërmeti i datës 26 nëntor shkaktoi dëme të rënda ëshë edhe Kavaja, banorët e së cilës shprehen se pallati ku jetojnë ka qenë me dëmtime që nga tërmeti i muajit shtator.

Ata thonë se kanë ditë që flejnë tek miqtë e tyre ose në rastin më të keq, në qiell të hapur.

“Siç e shikoni, ky pallati ka mbaruar. Këtu nuk jetohet. Duhet të ishte rregulluar që kur ka rënë tërmet në shtator. Nuk jetohet aty, shyqyr që nuk kishte viktima. Kemi qëndruar jashtë, nëpër shokë e nëpër miq”, tha një banor i pallatit.

Ndërkohë, një tjetër banore deklaroi se shteti duhet të marrë masa urgjente për situatën, pasi rrezikojnë të kthehen si Thumana.

“Të merren masa. Qeveria të na ndihmojë. Do bëhemi si Thumana”, u shpreh ajo.

Të fundit