Flash News

KRYESORE

Dokumenit/ Xhelal Mziu njofton Sandër Lleshajn dhe OSBE-në: Në Kamëz nuk ka zgjedhje në 30 qershor

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhalal Mziu ka informuar Ministrinë e Brendshme, Prefektin e Tiranës, OSBE-në dhe KZAZ-në nr. 27 dhe 28 se më 30 qershor nuk do të këtë zgjedhje.

Në shkresë, argumentohet se vendimi është në zbatim të zhdekretit të presidentit Ilir Meta, nr. 11199, datë 10.06.2019 që anuloi datën e zgjedhjeve vendore per shkak te krizes politike dhe mungeses se dialogut nga palet politike.

Mziu deklaron sa më sipër nga ana e institucionit të Bashkisë Kamëz dhe e imja personalisht është ndjekur e gjithë procedura ligjore për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës  së Shqipërisë.

“Duke vlerësuar kushtetutshmërinë e këtij dekreti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor 2019”, thekson Mziu.

 

Të fundit