Flash News

KRYESORE

Donald Lu deklaratë të fortë politikanëve shqiptarë: Ndiej neveri për drejtuesit e këtij vendi, shitën vajza në skllavëri!

Donald Lu deklaratë të fortë politikanëve shqiptarë:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, gjatë një takimi ditën e sotme ku ka folur trafikantët e qenieve njerëzore, lëshoi një deklaratë të fortë për politikanët shqiptarë.

Lu tha se ndjen neveri që disa drejtues shqiptarë, të cilët kanë shitur vajza të pafajshme në skllavëri.

“Ndiej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vende të tjera nga rajoni kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit” –tha ambasadori.

Lu i kërkoi qeverisë që të asistojë në gjetjen e financimeve për këtë kategori sociale, kryesisht për gratë dhe fëmijët dhe t’i dorëzojë pa vonesa në shërbim të tyre.

“Jam entuziast për punën e këtij projekti. Çastet më prekëse i kam ndjerë në qendrat antitrafikim. Shumë vajza u shitën, ndaj kërkoj që të dënohen trafikantët. U bëjmë thirrje qeverive të vazhdojnë të afrojnë fonde për strehëzat dhe fëmijëve të trafikuar. Në rastin tuaj ka nevojë që qeveria të angazhimet politikisht për të siguruar financim, por edhe t’i dorëzojnë me të vërtetë këto fonde dhe pa vonesa. Keni mbështetjen tonë”, u shpreh ambasadori amerikan, Donald Lu, në fjalën e tij të përmbledhur.

Të fundit