Flash News

KRYESORE

 “Don’t f*ck them”, ish-deputetja i kthehet Kumbaros: Te kam mike Mirelë, por gabove; Nuk je Rama, as Gjushi, as  Saimiri

 “Don’t f*ck them”, ish-deputetja i kthehet Kumbaros: Te

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro habiti jo pak me një status jo dhe aq etik të publikuar në llogarinë e saj në ‘Twitter’, përmes të cilin kërkonte të ndërgjegjësonte të rinjtë të lexonin libra.

“Na duhet t’i bëjmë librat tërheqës sërish. Nëse shkoni në shtëpi me dikë dhe nuk ka libra, mos bëni seks me të. Mos i lini t’ju eksplorojnë, nëse nuk kanë eksploruar më parë universet sekrete të librave”, shkruante Kumbaro .

Kjo shprehje e huazuar e ministres prej shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters, edhe pse nuk e ka cituar emrin e tij, ngjalli jo pak indinjatë në rrjetet sociale.

Ish-deputetja Mesila Doda ka reaguar ndaj statusit të ministres, duke i tërhequr vëmendjen, ndonëse e nis që në paragrafin e parë se janë mikesha mes tyre.

“Lexova që ministrja Kumbaro e ka huazuar citimin nga një regjisor i njohur...

E dashur mikja ime Mirelë, është gabim, është prapë shumë gabim, edhe nëse gjen burimin e citimit mes të njohurve të botës...

Ti je përfaqësuese shtetërore, ajo që bën politikat kulturore të këtij vendi, ti nuk përdor dot zhargonin vulgar, qoftë edhe me ngjyra letërsie... ti nuk je Rama, nuk je Gjushi, nuk je as Saimiri... je nënë, je grua, je e lexuar aq sa për të mos i lejuar vetes të përdorësh shprehje të tilla që s’të frymëzojnë e nuk shprehin asgjë... as dashurinë për librin.

Mos Mirelë, mos shko deri këtu, as nëse shefit i duket interesante... e firmose prishjen e teatrit, e bëre gabim se përtej ndërtesës së re a të vjeter aty ka trashëgimi shpirtërore, e ti e di që në vendet normale kjo lloj trashëgimie ruhet e mbrohet e ai do jetë një akt që nuk do të bëjë krenare vitet në vazhdim..., por kjo e sotmja ishte e pavend... krejt e pavend... nuk ke asnjë nevojë të bëhesh interesante me shprehje kaq kitch... ti nuk je Gjushi, as Saimiri, as Edi...”, shkruan Doda.

Të fundit