Flash News

KRYESORE

Dosja 184/ Gazetarja Lala: Prokuroria e Dibrës e vdekur, mezi sa heton ata që presin pyjet

Dosja 184/ Gazetarja Lala: Prokuroria e Dibrës e vdekur, mezi sa heton ata

Gazetarja Klodiana Lala mendon se kalimi i Dosjes 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka kthyer çështjen në jo serioze. Sipas saj, kjo prokurori nuk e ka kapacitetin të hetojë një dosje të tillë voluminoze, për më tepër që aty ka konflikt interesi.

Në Dosjen 184, përfshihen zyrtarë të lartë të shtetit duke biseduar për shit-blerje votash në Dibër, për zgjedhjet e mbajtura më 2016.

“Prokuroria duhet të japë shpjegime se pse dosja po kalon nga një institucion në tjetrin. Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Pra ka kaluar nga një Prokurori serioze në një tjetër prokurori. Kalimi në kompetencë e Prokurorisë së Dibrës tregon se nuk është serioze. Ka probleme, sepse një nga prokuroret ka lidhje familjare me Arben Keshin, ka konflikt interesi.

Si mund të hetojë Prokuroria e Dibrës, kur ata që kanë dalë në përgjime janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. Është një Prokurori e vdekur, e cila mezi heton ata që presin pyjet. Nuk ka forcën Prokuroria e Dibrës që të hetojë një dosje kaq voluminoze. Fakti që është emri i Kryeministrit në atë dosje, në një rreth të vogël, në një qytet të vogël si Peshkopia, kur të gjithë njohin të gjithë”, tha Lala, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” foli në lidhje

Ajo shtoi se në përgjime duket qartë presioni që zyrtarët e lartë lokalë dhe në Tiranë ushtrojnë mbi mësuesit, teksa i marrin ata me lista.

Të fundit