Flash News

KRYESORE

Dosjet 184 dhe 339/ Ish-deputeti: Tregojnë “legjitimitetin” e qeverisë, vendi s’ka më kohë për kompromise kalimtare

Dosjet 184 dhe 339/ Ish-deputeti: Tregojnë “legjitimitetin” e

Ish-deputeti i PD në qarkun e Shkodrës, Romeo Gurakuqi i ka cilësuar dy dosjet 184 dhe 339 si tregues të “legjitimitetit” të qeverisë aktuale.

Sipas tij, jo vetëm kriza politike dhe kushtetuese qëndron e varur mbi përmbajtjen e këtyre dy dosjeve, por edhe besueshmëria e shtetit që kërkon të hapë negociatat me BE.

Reagimi:

Dosjet 184 dhe 339 nuk ndodhen te bllokuara ne nje studio private, pronari i se ciles ka vendosur te mos i beje ato publike. Edhe per nje rast te tille, legjislacioni shqiptar parashikon dy vepra penale: “moskallzim krimi” dhe “pengim i drejtesise”.

Dosjet 184 dhe 339 ndodhen ne Prokurorine e Shtetit dhe zbardhja e tyre me urgjence, me saktesi, me pergjegjesi, nen nje kontroll te monitoruar dhe me procedure te saktesuar nga Prokurori i Pergjithshem, eshte kerkese e opinionit publik, qe duhet te permbushet sa me pare.

Cdo perdredhje e matejshme procedurale, duke e hedhur topin nder prokurore te vecante, cdo zvarritje e ngritjes se nje strukture te posacme per zbardhjen e plote te fakteve, eshte jo vetem justifikim qesharak i mosveprimeve, por edhe nje shperdorim i rende i detyres, thyerje e betimit ndaj Shtetit dhe bashkepunim me politiken e korruptueme qe blen pushtet.

Jo vetem Kriza Politike dhe Kushtetuese qendron e varun mbi permbajtjen e ketyre dy dosjeve, por edhe besueshmeria e Shtetit qe kerkon te hape negociatat me BE.

Kjo sepse ato dy dosje jane, me sa kuptohet, shembulli dhe prova, qe shpjegon menyren se si PSSH ka krijuar numrat e pangjashem te shumices se vet parlamentare; jane dy dosje qe tregojne “legjitimitetin” e qeverise aktuale, nivelin e operimit te shtetit te se drejtes dhe menyren se si zbatohet ne kete vend barazia e te gjithe qytetareve para ligjit.

Tanime eshte e qarte se ai qe e pengon transparencen publike te organeve ligjzbatuese dhe punen e Prokurorise se Shtetit eshte Kryeministri i vendit.

Doreheqja e Edi Rama asht kushti paraprak per lirimin e hapesires publike nga pengmarrja e korrupsionit dhe e gangstereve, por gjetja e Kryeministrit te tranzicionit rithemelues te kushtetutes dhe e anetareve shoqerues te kabinetit te tij, eshte nje sfide edhe ma e madhe per vendin tone te mjeruar dhe te deshperuar.

Jo me me improvizime! Vendi nuk ka kohe me per kompromise kalimtare dhe te perkohshme. Shqiperise i nevojiten zgjidhje strukturore te sakta, afatgjata, te percaktuara nga Shkolla e Eterve Themelvenes.

Të fundit