Flash News

KRYESORE

Drazen Bosnjakovic, ministri i lindur në qytetin e ‘betejës së madhe’ që ka në dorë fatin e Ballist Morinës (Rasti i Tihomir Purda)

Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina, rrezikon të ekstradohet në Serbi pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Kroacisë, shtet në të cilin ai ndodhet i arrestuar prej 1 muaji. Avokatët e Morinës kanë apeluar vendimin dhe gjykata do të shprehet përfundimisht më 11 gusht.

Megjithatë, nëse lihet në fuqi vendimi për ekstradimin e Morinës në Serbi, i fundit që vendos është ministri i Drejtësisë së Kroacisë, Drazen Bosnjakovic, raporton Politiko.al. Homologu i tij shqiptar, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër Bosnjakovicit ku i kërkon të mos firmosë ekstradimin pasi kërkesa e serbëve bie ndesh me Konventën e Këshillit të Europës.

Po kush është Drazen Bosnjakovic që ka në dorë fatin e Ballist Morinës?

Ai ka lindur në vitin 1961 në qytetin e Vukovarit në kufi me Serbinë. Vukovari ka hyrë në histori për shkak të betejës së zhvilluar mes forcave kroate dhe serbe, nga 25 gushti më 18 nëntor 1991, pasi Zagrebi vendosi shkëputjen nga Jugosllavia. 1131 civilë mbetën të vdekur si pasojë e luftimeve dhe 550 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Drazen Bosnjakovic ka qenë edhe më parë ministër i Drejtësisë në 2010-2011, ku është përballur me një prej çështjeve më delikate të viteve të fundit në raportet me Serbinë. Ndonëse precedenti nuk është i njëjtë me atë të Ballist Morinës, reagimi politik nga të dyja vendet është i njëjtë me atë që po ndodh aktualisht për tifozin shqiptar.

Në fillim të 2011-ës, në Bosnje-Hercegovinë u arrestua Tihomir Purda, hero kroat, pjesëmarrës në betejën e Vukovarit. Purda u arrestua për shkak të një urdhër-arresti të Serbisë, e cila e akuzonte për krime gjatë betejës së 1991, raporton Politiko.al. Gjykata vendosi fillimisht ekstradimin, ndërkohë që avokatët bënë apelimin. Në të gjithë Kroacinë u zhvilluan protesta të shumta, ndërsa Zagrebi u angazhua maksimalisht për lirimin e Tihomir Purda. Ministri i Drejtësië, Drazen Bosnjakovic, ishtë një prej zyrtarëve që u mor personalisht me çështjen. Në fund, Prokuroria serbe tërhoqi kërkesën për heroin kroat, pasi nuk siguroi prova të mjaftueshme.

Takimi Ditmir Bushati-Drazen Bosnjakovic

Që kur Edi Rama ka ardhur në pushtet marrëdhëniet e Shqipërisë me Kroacinë nuk kanë njohur asnjë përmirësim, përkundrazi, atyre nuk po u kushtohet fare rëndësi. Takimi i fundit që Drazen Bosnjakovic ka patur me një zyrtar shqiptar të nivelit të lartë ka qenë ai me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më 20 mars të 2014-ës.

Në atë periudhë, Bosnjakovic ishte kryetari i Asamblesë së prefekturës së Zagrebit dhe gjatë takimit, ministria shqiptare njoftoi se “u shkëmbyen mendime e përvoja rreth integrimit evropian, sidomos në fushën e drejtësisë”./Politiko.al

Ekstradimi i Ballist Morinës, me qindra qytetarë protestojnë me flamurin kroat përpara Kryeministrisë

Të fundit