Flash News

KRYESORE

Drogë, armë dhe klandestinë nga Italia në Angli, shkatërrohet banda shqiptare

Një bandë shqiptarësh është goditur mëngjesin e sotëm në një operacion të gjerë nga autoritetet italiane.

Me kërkesë të drejtorisë së Antimafias në Romë janë lëshuar 18 urdhër arreste, nga të cilët 11 prej tyre janë arrestuar, 2 në arrest shtëpie dhe 5 detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për trafik droge, armësh dhe për falsifikim dokumentesh për nisjen e klandestineve drejt Anglisë.

Sipas medias italiane casilinanews.it, të arrestuarit janë shqiptarë dhe pjesa më e madhe e tyre vinte nga Shqipëria. Baza e organizatës ishte vendosur në Itali, midis komunave të Guidonia dhe Fonte Nuova, ndërsa zbulimi i tyre u bë i mundur përmes telefonatave të përgjuara nga blerësit e drogave.

Karabinierët e Frascatit zbuluan lidhjet e bandës shqiptare me një tjetër grup kriminal që shërbente si “urë lidhëse” mes grupeve në Itali dhe atyre në Angli, duke iu mundësuar kalimin e paligjshëm qytetarëve shqiptarë.

Në sajë të këtij operacioni u ndalua edhe një grua shqiptare në aeroportin e Londrës, e cila përdorte kartën e identitetit të një gruaje tjetër italiane, e siguruar nga grupi kriminal kundrejt pagesës.

Të fundit