Flash News

KRYESORE

Dronë që fluturojnë 6 metra mbi shtëpinë e tyre, Princi Harry dhe Meghan Markle ndihen të kërcënuar

Dronë që fluturojnë 6 metra mbi shtëpinë e tyre, Princi

Siç tashmë dihet, Princi Harry dhe Meghan Markle  dhe i vogli Archie jetojnë në vilën luksoze të Tyler Perry-t në Los Angeles.  Por që prej momentit që vendndodhja e tyre u zbulua, Meghan dhe Harry janë duke u përballur me probleme me privatësinë, madje ndihen të kërcënuar.

Sipas një burimi për Daily Beast, çifti mbretëror janë të shqetësuar për privatësinë e familjes së tyre, pasi po përballen me drone që fluturojnë vetëm 6 metra mbi shtëpinë e tyre, me qëllimin për të fotografuar ata dhe djalin e tyre, Archie-n.

"Ata kanë parë drone mbi shtëpi dhe mendojnë se po mbikëqyren nga fotografët. Meghan mori kërcënime raciste me vdekje gjatë kohës së dasmës, kështu që kërcënimi për ta është i madh. Imagjinoni si do ndiheshit të ishit në vendin e tyre, të kishit drona që ju fluturonin mbi kokë. Njerëzit harrojnë që ata janë njerëz, por ata janë njerëz normalë dhe një familje normale. Nuk po kërkojnë për trajtime të veçanta. Ata po kërkojnë vetëm sigurinë që të gjithë presim të na respektohet në shtëpitë tona,”- është shprehur burimi për Daily Beast.

Të fundit