Flash News

KRYESORE

Duka ironizon: Na thonë që në Angli nuk ka policë në stadiume, por as në Parlament nuk ka

Duka ironizon: Na thonë që në Angli nuk ka policë në

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka kërkuar rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen Kamza-Laçi.

Duke folur nga Korça, ai ka ironizuar vendimin e deputetëve për të miratuar ligjin që e nxjerr policinë jashtë stadiumeve shqiptare duke deklaruar: “Thonë kështu e ka Anglia e kështu e ka Norvegjia. Unë nuk besoj që Anglia dhe Norvegjia kanë nevojë për aq shumë policë sa ishin sot në mëngjes në parlamentin shqiptar sepse parlamentarët nuk flasin dot me njeri-tjetrin. Kanë një polici jashtë dhe një gardë brenda dhe niveli i futbollit që është akoma edhe më i gjerë dhe presupozohet se niveli intelektual duhet të jetë pak më pak se i parlamentit duhet të luajë dhe të ruajë vendin vetë pa policinë.”

Lidhur me ngjarjen në Kamëz, ku u dhunua arbitri kryesor, Duka tha se këto situata vijnë edhe për shkak të nivelit të shoqërisë.

“Kuptohet niveli i shoqërisë shqiptare dhe ne duhet të jemi realistë ku jemi dhe ku është niveli i shoqërisë shqiptare. Ai që është agresori dhe ai që bën dhunën patjetër që ka peshën kryesore të fajit dhe duhet të marrë dënimin e duhur por të gjitha këto dhe të tjerët duhet të analizojnë dhe të shohin se çfarë faji kanë”,është shprehur kreu i FSHF-së.

I pyetur nëse do të pezullojë kampionatin po nuk u rikthye policia, Duka nuk dha një përgjgje konkrete, por theksoi se pret një reagim ndryshe.

“Unë pres që të kemi një reagim ndryshe dhe të ulemi dhe të bisedojmë ndryshe. E thashë për mua është e pamundur, për mua dhe në fakt për shumë të tjerë. Në realitetin që jemi do ishte shumë bukur që futbolli dhe çdo lloj aktiviteti tjetër të mos kishte polici, po të ishte me stjuart apo me njerëz civilë por a është e mundur në nivelin e kësaj shoqërie?! Unë them jo”, ka deklaruar Duka.

Të fundit