Flash News

KRYESORE

DW analizon zhvillimet politike: Kriza e pazakontë; dialogu shansi i vetëm

DW analizon zhvillimet politike: Kriza e pazakontë; dialogu shansi i

Kriza politike që po kalon Shqipëria vijon të gjejë pasqyrimt të gjërë në mediat ndërkombëtare. ‘DW’ një  artikull me titullin "Perspektiva europiane në rrezik - dialogu shansi i vetëm" shkruan se dialogu mes qeverisë dhe opozitës është mundësia e vetma për të nxjerrë vendin nga kriza ku është futur.

Televizioni i financuar nga qeveria gjermane thekson se vendimi i opozitës për djegien e mandateve ishte i pazakontë për vendin, duke shtuar se ‘me heqjen dorë zyrtarisht nga mandatet parlamentare, opozita e zhvendosi debatin dhe luftën politike nga parlamenti në rrugë’.

Sipas ‘DW’, Shqipëria po kalon një situatë aspak të mirë edhe ekonomike, teksa papunësia është pse statistikat thonë së rritja ekonomike e vendit ishte më e larta në rajon për vitin 2018.

“Edhe pse Shqipëria ia doli mbanë  të ketë në 2018, një  rritje ekonomike  më të madhe se një vit më parë, duket qartë se jo të  gjithë shqiptarët e shohin rritjen në jetën e tyre të përditshme.  Ylli Kapa, protestues nga Tirana, thotë për DË: "Protestoj kundër kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama se jam i papunë që prej 5 vitesh, jam mekanik, kam qënë i punësuar në ndërmarrje shtetërore." Një tjetër protestues, nga Erseka merr pjesë  në protestën e opozitës në Tiranë për të njëjtën arsye. „Protestoj për të drejtën time që të punoj. Jam vetë i pestë në shtëpi, asnjë nuk punon, shkoj emigrant me punë sezonale në Greqi. Jetojmë duke shitur bimë medicinale që i mbledh gjithë familja në mal”, përfundon DW.

Të fundit