Flash News

KRYESORE

Dy avionë luftarakë turq kalojnë në hapësirën ajrore greke, Athina: Provokim

Dy avionë luftarakë turq kalojnë në hapësirën

Në një moment kur marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë të tensionuara, Athina akuzon shtetin turk për provokim. Reagimi ka ardhur menjëherë pasi dy avionë turq kanë kaluar në hapësirën ajrore të shtetit grek.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për dy avionë luftarakë turq F16, që kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.

Avionët u monitoruan nga radarët grekë rreth orës 12:03, sipas orës lokale, teksa fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan.

Të fundit