Flash News

KRYESORE

Dymbëdhjetë europianët që do të formësojnë Ballkanin (dhe Shqipërinë) në vitin 2020

Viti 2019 ka lënë shumë pyetje pa përgjigje. Proceset më të rëndësishme në rajon - hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, reforma e metodologjisë së zgjerimit, zgjidhja e krizave politike në rajon - janë ende në vazhdim. Shumë njerëz do të përfshihen në to, por vetëm një pjesë e vogël do të marrin vendime dhe do të dërgojnë mesazhe që do të jenë vendimtare për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Pas renditjes së ngjarjeve më të rëndësishme të pritura këtë vit, këtu është lista European Western Balkans e njerëzve nga BE që duhet të jenë në fokusin e rajonit në vitin 2020.

Emmanuel Macron

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Francës tashmë e ka bërë veten një lojtar të pashmangshëm kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, së pari duke dërguar disa mesazhe dekurajuese për ata që shpresojnë për pranimin më të shpejtë të rajonit, dhe pastaj, natyrisht, duke kundërshtuar hapjen e bisedime me Shkupin dhe Tiranën në qershor dhe tetor të vitit të kaluar.

Vendimi i fundit, edhe pse nuk u mor vetëm nga Franca, u prit me një reagim domethënës nga çdo pjesë e kontinentit. Që atëherë, Paris nisi iniciativën për reformimin e procesit të zgjerimit, edhe pse propozimet e tij janë kritikuar. Të gjitha sytë do të jenë te Presidenti Macron në muajt e parë të vitit 2020, pasi BE debaton për të ardhmen e zgjerimit dhe, më e rëndësishmja, rishikon vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë përpara Samitit të Zagrebit në maj.

Andrej Plenkoviç

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nuk mund të përmendet Samiti i Zagrebit pa u përqëndruar në iniciatorin e tij, Kryeministrin e Kroacisë. Vendi mori përsipër Presidencën e parë të Këshillit më 1 Janar, dhe takimi midis liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e tij pritet të jetë një nga pikat kryesore të gjysmës së parë të vitit 2020.

Plenkoviç do të ketë një mundësi për të organizuar një ngjarje më të suksesshme se Samiti i Sofjes 2018, i cili u përmbyll pa një përparim. Për të qenë të ndershëm me Presidencën Bullgare, Samiti i Zagrebit po ndodh në kohën në dukje më produktive për procesin e zgjerimit. Këshilli i BE-së jo vetëm që është zotuar të rishikojë vendimin për Shkupin dhe Tiranën, por, deri në atë kohë, priten përfundimet paraprake të debatit për reformën e zgjerimit.

Kryeministri i Kroacisë deklaroi në nëntor se Samiti do të përcaktojë dekadën e ardhshme të marrëdhënieve BE-BP. Ai dhe qeveria e tij nuk duhet të lejojnë që kjo mundësi t' rrëshqasëë nëpër gishta.

Olivér Várhelyi

[caption id="attachment_350033" align="alignleft" width="1023"] Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session[/caption]

Komisioni i ri Europian është në fazën e muajit të mjaltit, por kjo nuk do të zgjasë shumë. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi njoftoi propozimet e tij për reformën e procesit të zgjerimit për në janar, dhe ato do të shkaktojnë të paktën disa kritika, sepse procesi nuk mund të kënaqë të gjithë. Komisioni Europian do të jetë një lojtar kryesor në këtë proces, dhe ky fakt, përveç aktiviteteve të tij të rregullta, siç janë Raportet vjetore për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë jobefasuese siguron pozicionin e Várhelyi në listën tonë.

Sidoqoftë, viti 2020 do të jetë gjithashtu një mundësi unike që Komisioneri i ri të krijojë një marrëdhënie të mirë pune dhe besueshmërie me forcat pro-europiane të Ballkanit Perëndimor. Për hir të integrimit në BE të rajonit, i urojmë suksese.

Tonino Picula

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çka e vendos eurodeputetin Picula në listën tonë është pozicioni i tij si Raportues i Parlamentit Europian për rekomandimet e Ballkanit Perëndimor. Detyra e tij është të kristalizojë pozicionin e Parlamentit Europian për reformën e procesit të zgjerimit përpara Samitit të Zagrebit. "Unë do të integroj në dokument propozimet e reja që duhet të kontribuojnë në momentin e ri të politikës tani të ngadaltë të zgjerimit të BE-së në dekadën e tretë të shekullit 21", deklaroi ai kohët e fundit.

Parlamenti Europian mbështeti fuqimisht hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vetëm disa ditë pas dështimit të Këshillit Europian për të marrë vendimin në tetor, dhe Picula theksoi vendimin pozitiv si një nga qëllimet e tij kryesore përpara Samiti të Zagrebit.

Përveç këtij pozicioni, Picula është edhe Raportuesi i PE për programin e asistencës para-pranimit IPA III për vitet 2021-2027, Raportues për Malin e Zi dhe koordinator i grupit S&D në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke e bërë atë, pa dyshim, eurodeputetin më me ndikim për Ballkanin Perëndimor në vitin 2020.

Tanja Fajon & Vladimir Bilčik

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dy deputetë të tjerë hyjnë në listën tonë, për shkak të rolit të rëndësishëm që ata luajnë në zgjidhjen e krizës politike në Serbi. Pas tre raundeve të dialogut të ndërmjetësuar nga Parlamenti Europian, Bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi, Tanja Fajon, dhe raportuesi i PE, Vladimir Bilčik, deklaruan se ata do të qëndrojnë të përkushtuar për Serbinë teksa vendi hyj në muaj paparashikueshmërie dhe jostabiliteti politik. Edhe pse opozita e mbledhur në Aleancën për Serbinë shprehu vlerësimin për përpjekjet e dy eurodeputetëve, ajo është ende e angazhuar për bojkotimin e zgjedhjeve, të planifikuara për në fund të prillit ose fillimin e majit.

Kjo nuk e ka dekurajuar Fajon, e cili ka shpallur misionin vëzhgues zgjedhor të Parlamentit Europian. Ndërmjetësimi i PE ka çuar në disa reforma të ligjeve dhe institucioneve zgjedhore, të cilat shumica e opozitës i konsideron të pamjaftueshme.

EËB tashmë ka shkruar për gjendjen e ngjashme në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri, e cila gjithashtu ngjason me atë që kaloi Maqedonia Veriore në krizën e 2014-2016. Kjo i jep rëndësi shtesë Fajon dhe Bilčik dhe ndërmjetësimit të tyre midis qeverisë dhe opozitës në Serbi, pasi ajo që ndodh në Beograd mund të ndikojë në zhvillimet në vendet e tjera.

Donald Tusk & Sergei Stanishev

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Le të mos harrojmë rolin që partitë pan-europiane luajtën dhe pritet të luajnë në Ballkanin Perëndimor - krizat e kaluara dhe ato të tanishme kanë treguar që anëtarësimi i asociuar i partive politike në rajon mund të jetë me ndikim në përcaktimin e zhvillimeve politike. Presidentët e Partive Popullore Europiane dhe Partisë së Socialistëve Europianë, Donald Tusk dhe Sergei Stanishev, nuk janë zyrtarët partiakë më të fokusuar te Ballkani Perëndimor, por ata janë fytyrat më të dukshme të dy blloqeve më të forta politike në BE.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Partia Popullore Europiane ka mbështetur në mënyrë të vendosur Partinë Demokratike të Shqipërisë, e cila tashmë ka bojkotuar zgjedhjet lokale në vend në vitin 2019. Në Serbi, situata nuk është aq e qartë, ose të paktën jo aq publike - por kjo mund të ndryshojë teksa zgjedhjet afrohen. Edhe në Maqedoninë e Veriut, dy partitë më të mëdha do të garojnë përsëri për të formuar një qeveri në prill, dhe do të jetë interesante të shihet se si mbështetja e PPE-së dhe PSE-së do të ndikojë në garë.

Josep Borrell / i Dërguari i tij Special

Një tjetër anëtar i Komisionit Europian që do të ketë një mundësi për të krijuar një marrëdhënie të mirë pune me rajonin në vitin 2020 do të jetë Përfaqësuesi i ri i Lartë Josep Borrell, i cili vazhdimisht ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja Beograd-Prishtinë do të jetë një nga prioritetet kryesore të tij dhe se ai do të vizitojë të dy kryeqytetet së shpejti.

Sidoqoftë, mundësia e një të dërguari të ri special të BE-së, i ngarkuar me dialogun, është përmendur në disa raste në gjysmën e dytë 2019, veçanërisht pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump emëroi të Dërguarin e tij për këtë çështje, Ambasadorin në Gjermani Richard Grenell . Nëse BE ndërmerr edhe këtë hap, ka pak dyshim se ky person do të ketë një nivel të lartë ndikimi në rajon.

Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës mbetet mosmarrëveshja më sfiduese e Ballkanit Perëndimor. Një përparim është arritur me nënshkrimin e disa marrëveshjeve në Bruksel në 2013 dhe 2015, por nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë që nga shtatori 2018.

Mark Rutte

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ai mund të mos jetë personi i parë që ju vjen në mendje, por ne besojmë se Kryeministri i Hollandës ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në vitin 2020. Arsyet janë të dyfishta - ai është njëri nga disa udhëheqës të njohur që, megjithëse heshturazi, anoi kah Macron-i për çështjen e Maqedonisë së Veriut dhe, veçanërisht, Shqipërisë. Sidoqoftë, vendi i tij debatoi gjithashtu për të revokuar udhëtimin pa viza për qytetarët shqiptarë dhe shihet si një nga kundërshtarët për dhënien e të njëjtit status për Kosovën.

Kryeministri Rutte është në krye të një koalicioni që e bën atë shumë të kujdesshëm në lidhje me çdo hap të ri drejt integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në BE. Nëse, megjithatë, ai ndryshon qëndrim për ndonjë nga çështjet e mësipërme në vitin 2020, do të ishte një shenjë e qartë e optimizmit për Ballkanin Perëndimor. Hollanda mund të jetë një ahtet anëtar prijës- nëse do të jetë, mbetet për t'u parë.

Të ftuar nderi: Angela Merkel / Ursula von der Leyen

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Disa vite më parë, do të ishte e pamundur të mos përfshihej Kancelaria gjermane në këtë listë. Sidoqoftë, ndikimi i saj në rajon - i parë dikur si forca shtytëse e dialogut Beograd - Prishtinë dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal - është zbehur ndërsa karriera e saj politike po i afrohet fundit. Kjo ishte shumë e qartë në vitin 2019, pasi përpjekjet e saj për të ringjallur procesin e normalizimit Kosovë-Serbi dhe për të bindur Presidentin Macron që të pajtohej me vendimin pozitiv, të paktën për Maqedoninë e Veriut, dështuan. Nga ana tjetër, Gjermania, përmes rëndësisë së saj të plotë si shteti më i madh anëtar i BE-së, por edhe kryesimi prej saj i Këshillit në gjysmën e dytë të vitit, do të mbetet e pranishme në vitin 2020, dhe kështu do të jetë edhe Angela Merkel.

Kur bëhet fjalë për ish-Ministren e Mbrojtjes së Merkel, tani Presidente e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, është e vështirë të imagjinohet që ajo të përfshihet ngushtë në çështjet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2020, duke pasur parasysh agjendën ambicioze të administratës së saj. Anëtarët e tjerë të Komisionit të von der Leyen, veçanërisht Përfaqësuesi i Lartë dhe Komisioneri për Zgjerim, do të bëjnë pjesën më të madhe të punës. Mesazhet e saj mbështetëse për zgjerimin e BE-së mbeten inkurajuese.

Përkthimi: Politiko.al

Të fundit