Flash News

KRYESORE

Dyshimet për vilën 3-katëshe/ Shkarkohet gjyqtarja e Tiranës, kandidate për Gjykatën Kushtetuese

Dyshimet për vilën 3-katëshe/ Shkarkohet gjyqtarja e

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e konfirmoi në detyrë për shkak të problemeve të gjetura në pasurinë e gjyqtares.

KPK bëri me dije se problemet e pasurisë së Gurit ishin vënë në dukje që në raportin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Sipas këtij raporti gjyqtarja Guri “nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë”.

Komisioni ngriti dyshime mbi saktësinë e deklarimeve për një shtëpi tre katëshe, pagesën e spitalit dhe shpenzimet e një udhëtimi në SHBA dhe një shtëpi në Velipojë. Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese dhe gjyqtarja Anila Guri kërkoi konfirmimin në detyrë.

Gjyqtarja shkarkohet pas 23 vitesh përvojë, ndërsa ishte kandidate për Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit