Flash News

KRYESORE

Dyshimi i hetuesve; çfarë e shkaktoi zjarrin në katedralen e Notre Dame

Dyshimi i hetuesve; çfarë e shkaktoi zjarrin në katedralen e

Policia njofton se sipas hetuesve, shkaku më i mundshëm i zjarrit në katedralen e Notre Dame në Paris të ketë qenë një shkëndijë elektrike, shkruan Sky News.

Hetuesit mendojnë se shkëputja e rrjetit ka shkaktuar zjarrin e të hënës, duke shkatërruar pjesën më të madhe në brendësi të katedrales.

Zjarrfikësit janë shprehur se zjarri në Notre-Dame brenda 15 deri 30 minutave shkatërroi thuajse gjithçka.

Qindra miliona euro janë premtuar nga biznesmenë dhe filantropë, pasi Presidenti Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda pesë vitesh. Edhe pse shefi i një  kompanie restaurimi tha se rindërtimi i katedrales mund të zgjasë 15-20 vite.

Shqipëria dhe Kosova kanë oftuar ndihmë financiare për rindërtimin e katedrales.

Të fundit