Flash News

KRYESORE

E njohu në plazh, Driadi takon Ninën pas dy vitesh

Driadi është 8 vjeç, por prej 2 vitesh në mendjen e tij qëndron vetëm Nina, vajza që ka njohur në plazhin e Shëngjinit para dy vitesh. Ndonëse tejet i vogël, Driadi shprehet me siguri se është i dashuruar.

8 vjeçari kërkoi ndihmën e “Dua të të bëj të lumtur” për të takuar Ninën.

Ai rrëfen se bukuroshen bjonde e kishte takuar kur kishte qenë duke luajtur me vëllain e tij. Driadi ishte goditur padashje me një top në fytyrë dhe ai ishte rrëzuar në rërë.

Një vajzë 6-vjeçare i kishte ardhur në ndihmë duke e ngritur në këmbë dhe duke i pastruar rërën nga fytyra. Driadit i kishte ngelur në mendje ky gjest pasi sipas tij askush se kishte bërë më parë një gjë të tillë për të.

Kjo vajzë e vogël ishte pikërisht Nina. Ai e kishte ftuar Ninën në çadrën e tij dhe kështu ishin bërë shokë me njëri-tjetrin. Kur pushimet kishin mbaruar Driadi duhej të kthehej në Tiranë dhe ishte përshëndetur me Ninën me shpresën që do e takonte një ditë. Por kishin kaluar 2 vite dhe ai nuk e dinte nëse do e takonte përsëri Ninën.

Për këtë arsye, ai i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”, që të gjente Ninën e “humbur”. Arbana Osmani jo vetëm që i kishte gjetur Ninën por i kishte sjellë në studio 5 vajza që quheshin Nina.

E pesta ishte Nina e vërtetë, vajza që Driadi kishte kërkuar gjatë këtyre dy viteve. Ai jo vetëm që po priste me padurim që ta takonte por i tha që e donte shumë.

Driadi i kërkoi Ninës që miqësia e tyre të vazhdonte dhe të kishin mundësi që të takoheshin. Përgjigja e vajzës shkaktoi shumë të qeshura në studio… “S’di ç’të them”, – u përgjigj ajo.

Të fundit