Flash News

KRYESORE

E përmendi si të inkriminuar, Donald Lu në një valle me ish-deputetin shqiptar

“Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki.”

Kjo ishte deklarata e ambasadorit amerikan, Donald Lu, më 4 maj të këtij viti, i cili po fliste për rezultatet e ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. Ish-deputeti Dashamir Tahiri ishte një prej atyre që u përmend nga ambasadori Lu.

Por ndonëse e bëri pjesë të listës me të inkriminuar, Lu ka hedhur pak ditë më parë të njëjtën valle me Tahirin. Nga video e publikuar nga ‘Newsbomb’, Dashamir Tahiri duket që mban distancë nga Donald Lu, ndërkohë që në qendër të valles kishte hyrë presidenti Ilir Meta.

Të fundit