Flash News

KRYESORE

E qëllojnë me plumba në kokë dhe në gjoks, gjendet e vdekur brenda pishinës gazetarja Gauri Lankesh

Gazetaraja e njohur nga India, Gauri Lankesh është gjetur e vdekur mbrëmjen e djeshme brenda pishinës së mbuluar me gjak, në shtëpinë e saj në qytetin Bangalore.

BBC bën me dije se 55-vjeçarja, e cila njihet për guximin e saj, është qëlluar me dy plumba, një në gjoks dhe një në kokë.

Shkaku i vrasjes nuk është bërë ende i ditur, por mësohet se gazetarët indianë shpesh kanë qenë në qendër të kritikave nga nacionalistët e djathtë për qëndrimet e tyre.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve, të cilët e qëlluan me motor dhe u larguan nga vendngjarja.

Të fundit