Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dy betejat e reja që prodhoi 25 prilli. PS sfidon për herë të dytë Metën, PD zgjedh mes debatesh kryetarin e ri

25 prilli u cilësua një ditë e qetë dhe normale zgjedhjesh të përgjithshme. Me rezultatin e certifikuar jo vetëm nga KQZ, por edhe nga ndërkombëtarët, PS fitoi me 74 mandate, PD mori 59 deputetë, LSI humbi shumë ulëse në krahasim me 2017-ën, duke marrë vetëm katër deputetë, ndërsa surpriza e këtij procesi ishte PSD e Tom Doshit, i cili arriti të marrë tre deputetë.
Post 25 prilli solli zhvillime të reja në arenën politike në vend.
PS, ashtu siç kishte paralajmëruar në fushatë, nisi menjëherë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, për shkelje të rënda përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa PD ka nisur parakohe procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
Nisma e PS, shkarkimi i Metës për herë të dytë brenda dy vitesh
Fill pas përfundimit të zgjedhjeve, një grup deputetësh të Partisë Socialiste i kërkuan parlamentit shkarkimin e Presidentit, për shkak të shkeljeve, që sipas tyre, ai i bëri Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit, ndonëse mandati i rregullt i tij përfundon në korrik të vitit të ardhshëm.
Meta reagoi menjëherë për këtë nismë, duke e quajtur një “shashkë”, që synon të shmangë hetimin e krimeve zgjedhore. Ai theksoi se “asgjë nuk ka përfunduar” dhe është detyrë e gjithë subjekteve politike ta ndjekin procesin zgjedhor deri në fund.
Një propozim për të shkarkuar Presidentin nevojitet të miratohet me dy të tretat e votave në parlament. Më pas, vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e presidentit.
Ende nuk është e qartë nëse parlamenti aktual, të cilin zoti Meta e quan si antikushtetues për shkak të mandateve të djegura dhe moszëvendësimit të plotë të tyre, i ka apo jo votat e mjaftueshme për shkarkimin e tij.
Po ashtu mbetet për t’u parë nëse dy muajt e mbetur deri në fillim të korrikut do t’i mjaftojnë këtij parlamenti për të ndjekur gjithë procedurat e parashikuara për shkarkim.
Kjo është hera e dytë që shumica socialiste hap procedurat për shkarkimin e presidentit.
Përpjekja e parë u bë në vitin 2019, për shkak të dy vendimeve të presidentit, fillimisht për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit dhe më pas, në nëntor të po atij viti, pas përplasjeve mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Në korrik të vitit 2020, komisioni hetimor parlamentar i kontrolluar nga socialistët, pasi priti edhe opinion e Komisionit të Venecias, arriti në përfundimin se presidenti Meta kishte tejkaluar kompetencat, por shkeljet nuk ishin të asaj shkalle sa të justifikonin shkarkimin e tij.
Mes debateve, PD hap parakohe garën për kryetarin e ri
Rezultati i 25 prillit nuk u njoh nga PD, duke e cilësuar atë si masakër elektorale. Partia Demokratike ka pretenduar se votat e qytetarëve janë tjetërsuar, ndërsa ka theksuar se do të faktojë një gjë të tillë.
Më herët PD ashtu si edhe LSI i kanë kërkuar KQZ pamjet filmike nga numërimi i votave.
Megjithatë, rezultati ka sjellë edhe reagimin e një pjesë të demokratëve të cilët pas zhgënjimit nga humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit 2021, kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
I pari që e kërkoi ishte anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili shpalli kandidaturën për kryetar, më pas ish presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.
Edhe ish drejtues dhe anëtarë të Kryesisë, të Këshillit Kombëtar janë shprehur se Basha është përgjegjësi i vetëm për humbjen e zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, Ibsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha dolën pak ditrë më parë në një deklaratë se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.
Të dielën që lamë pas, Partia Demokratike vendosi të hapë garën për kreun e ri dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, në 13 Qershor. Vendimi afron me pak më shumë se një muaj, këtë proces, i cili sipas statutit do të duhej të zhvillohej në muajin korrik.
Ndërkohë, mbrëmë në Euroneës, Imami deklaroi se këto ditë do të bëjnë të ditur emrin e kandidatit për kryetar që do të përfaqësohë këtë grupim të quajtur ‘Për PD-në’.
Deri më 22 Maj, do të jetë periudha e paraqitjes së kërkesave për kandidim, dhe më pas një periudhë 18 ditore nga 24 Maji deri në 11 Qershor, për fushatë në të gjitha strukturat.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
