Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor i cakton afat Metës, Presidenti e cilëson procesin ilegjitim: Kuvendi është në periudhë tranzitore

Komisioni Hetimor i cakton afat Metës, Presidenti e cilëson procesin
Foto ilustruese

Komisioni Hetimor për shkakrimin e Presidentit të Republikës është mbledhur sërish sot në seancën e radhës, ku i ka lënë afat Metës që të paraqitet nga dita e nesërme deri të hënën.

"Si detyrim, për ta thirrur dhe dëgjuar presidentin, për të shprehur qëndrimin e  tij, do të propozoja që ti nisim një shkresë që sot ku do ti komunikojmë se ne jemi gati për ta dëgjuar që nga dita e nesërme deri të hënën, të zgjedhë ditën dhe orën, për ti hequr çdo alibi kujdo. Jeni dakord? Deri ditën e hënë.. sa i bie data? Ky afat ka lidhje dhe me afatin e veprimtarisë së Kuvendit", tha kryetari i komisionit Alket Hyseni.

Ndërkohë pak më parë Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër Komisionit Hetimor, ku theksoi se mundësia për të kryer një vlerësim objektiv dhe jashtë urdhrave politikë humbi, kur nuk u mor në konsideratë kërkesa e Kreut të Shtetit për më shumë kohë.

Meta shton se çdo kërkesë apo infomacion në kuadër të këtij procesi është e palegjitimuar, fiktive dhe jashtë afateve, duke argumentuar se, asnjë veprimtari e  kësaj natyre nuk mund të zhvillohet në këtë periudhë tranzitore të përfundimit të mandatit të Kuvendit aktual.

Të fundit