Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
'Simbolikë’ apo politikë e brendshme? Vizita në Ukrainë e Scholz, Macron dhe Draghi/ E SHPJEGUAR
Oliver Noyan/Euroactiv
Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë udhëtuan drejt kryeqytetit ukrainas sot (16 qershor) për të zotuar mbështetjen për vendin e shkatërruar nga lufta në një përpjekje për të shuar pakënaqësinë në rritje për mbështetjen e tyre joentuziaste.
Megjithatë, analistët paralajmërojnë se vizita, e cila ndodh ndërsa Brukseli përgatitet për të dhënë verdiktin për kandidaturën e Kievit për në BE, lidhet me politikat e brendshme dhe nuk ka gjasa të ndryshojë thelbin e politikave të Berlinit, Parisit dhe Romës ndaj Ukrainës.
Olaf Scholz, Emmanuel Macron dhe Mario Draghi, sipas burimeve të shumta po shkojnë në Kiev për të diskutuar ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE dhe mbështetjen e mëtejshme financiare dhe ushtarake.
Gjermania dhe Franca janë kritikuar gjithnjë e më shumë javët e fundit, pasi disa zyrtarë ukrainas thanë se dy vendet më të mëdha anëtare të BE-së nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur përpjekjet e Kievit për të shmangur pushtimin rus dhe janë shumë ngurrues për të ndërprerë lidhjet me Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tashmë ka theksuar për ZDF-në të marten se “asnjë akt balancues nuk duhet të tentohet mes Ukrainës dhe marrëdhënieve me Rusinë."
Megjithatë, ndërsa tre krerët e shteteve po përpiqen të tregojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën, vizita nuk ka gjasa të shënojë një ndryshim kursi.
“Mendoj se është më shumë një formë e politikës simbolike që tre krerët e shteteve që janë më të kujdesshëm dhe më hezitues për sa i përket dërgesave të armëve dhe marrëdhënieve me Rusinë, tani po udhëtojnë drejt Ukrainës”, tha Stefan Meister për EURACTIV, shefi i programit për 'Rendin Ndërkombëtar dhe Demokracinë në Këshillin gjerman të Marrëdhënieve me Jashtë'.
Koha e vizitës nuk është rastësi, pasi Komisioni Evropian do të njoftojë nëse do të propozojë t'i japë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE të premten.
Megjithatë, ka edhe arsye të brendshme për vizitën. Presioni ka qenë veçanërisht në rritje mbi Scholz-in, i cili më parë refuzoi të udhëtonte në Ukrainë pasi nuk dëshiron të shkojë "për të hyrë dhe dalë shpejt me një shkrepje fotoje", tha ai në maj.
Megjithatë, që atëherë ai është gjendur gjithnjë e më shumë në mes të trysnisë, pasi nuk arriti t'i dorëzonte Ukrainës armatimin e rëndë që premtoi një muaj më parë dhe është kritikuar gjithnjë e më shumë nga zyrtarët ukrainas për hezitimin.
Në Francë, nga ana tjetër, vizita vjen vetëm disa ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative të dielën, ku Macron synon të mbrojë shumicën në Asamblenë kombëtare kundër aleancës së majtë NUPES e cila arriti të mbledhë mbështetje në rritje javët e fundit.
Duke inkurajuar bisedimet e paqes?
Ndërsa perspektiva e mbështetjes shtesë financiare dhe ushtarake dhe statusi i kandidatit në BE i Ukrainës është vendosur në krye të axhendës, ka shumë të ngjarë që liderët e vendeve më të mëdha të BE-së të diskutojnë gjithashtu bisedimet e mundshme të paqes me Rusinë.
Macron ka qenë veçanërisht i hapur për këtë çështje. Në fillim të qershorit, ai theksoi se Perëndimi "nuk duhet të poshtërojë Rusinë", duke shkaktuar kështu kritika të gjera në Ukrainë.
Macron e përsëriti këtë qëndrim të mërkurën gjatë një vizite në Rumani dhe Moldavi, ku theksoi se “Presidenti ukrainas dhe zyrtarët e tij do të duhet të negociojnë me Rusinë”.
Ndërsa Scholz është përmbajtur nga nxitja publike për bisedimet e paqes, eksperti rus Stefan Meister tha se Franca dhe Gjermania kanë "pozicione të ngjashme për këtë çështje".
"Unë mendoj se vizita do të jetë gjithashtu për të eksploruar atë që është e mundur në aspektin e një armëpushimi dhe ku pozicionohet Ukraina ne kete pike," tha Meister.
Pulsi rreh për 'paqe' apo 'drejtësi'?
Ndërkohë, sondazhet e reja të publikuara nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) të mërkurën mund të tregojnë se liderët gjermanë dhe francezë kanë një gisht të fortë në pulsin e audiencës së tyre të brendshme.
Në të gjitha vendet e anketuara, përveç Polonisë dhe Britanisë së Madhe, një kamp mbizotërues "i paqes" i votuesve evropianë (35%) dëshiron t'i japë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, ndërsa vetëm 22% besojnë se vetëm humbja e qartë e Rusisë mund të sjellë paqe.
Këto shifra janë edhe më të larta në Itali, Gjermani dhe Francë, ku respektivisht 52%, 49% dhe 41% e të anketuarve duan paqe tani, edhe me koston e lëshimeve të Ukrainës ndaj Rusisë.
Vetëm 16%, 19% dhe 20% besojnë se vetëm disfata e Rusisë mund të sjellë paqe.
Ndërkohë, Ukraina tashmë ka hedhur poshtë idenë e një plani të mundshëm paqeje të ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania – siç ishte rasti me marrëveshjet e Minskut që ngrinë konfliktin në Ukrainë në 2014 dhe 2015.
“Kam frikë se ata do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje Minsk III”, tha për Bild këshilltari kryesor i Zelensky-t, Oleksiy Arestovych.
“Do të thonë se duhet ta ndalim luftën që po shkakton probleme ushqimore dhe probleme ekonomike”, tha ai.
Për Arestovych, një opsion i tillë është jashtë tryezës. Putin vrau njerëz në Bucha, "dhe Perëndimi thotë se duhet t'i shpëtojmë fytyrën".
*Në shqip nga Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38