Flash News


E-TJERA

Raporti i OSBE/ Kreu i delegacionit të vëzhgimit: Presione e shit-blerje vote, duhet rritur transparenca

Raporti i OSBE/ Kreu i delegacionit të vëzhgimit: Presione e

Kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler, gjatë konferencës për media u raportuan gjetjet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, ka deklaruar se disa nga rekomandime mbeten të pazbatuara.

Gahler u shpreh se ka pasur shqetësime për shit-blerjen e votës, presione e intimidime duke theksuar se ka nevojë të rrite transparenca e procesit zgjedhor.

“Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Ne jemi plotësisht dakord me deklarata e mëparshme. Këto zgjedhe kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë.

Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet

Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.

Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral. Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor”, deklaroi Gahler.

Të fundit